Lajme

Dreshaj: Ditë të veçanta dhe domëthënëse në Berlin

12/18/2025 14:54
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së me numër 8, Gani Dreshaj, ka qëndruar për vizitë në Gjermani.

Ai ka treguar për takimet që ka pasur, ndër to takime edhe në parlamentin gjerman.

“Pritshmëritë ndaj nesh janë të qarta: zgjedhje të lira, demokratike dhe të njohura ndërkombëtarisht. U theksua gjithashtu se në të kaluarën kanë ndodhur parregullsi të shumta zgjedhore. Prandaj, shpresa dhe kërkesa e përbashkët është që ajo që ndodhi vitin e kaluar të mos përsëritet më kurrë” shkruan Dreshaj raporton “Gazeta Blic”.

Dreshaj shkruan ‘Krenare për qytetarët e saj, për diasporën dhe për urën e fortë që kemi ndërtuar me Republikën Federale të Gjermanisë’.

Postimi i plotë:

Ditë të veçanta dhe domëthënëse në Berlin🇩🇪

Vizita ime në Berlin filloi me takime në shtëpinë botuese Axel Springer ku pata biseda të gjata dhe të thelluara me gazetarë me përvojë të Ballkanit.
Pastaj vazhduam me takime në Bundestagun gjerman, me shumë miq dhe njerëz që e duan dhe e vlerësojnë Kosovën. Diskutuam hapur dhe me përgjegjësi për situatën aktuale politike, për zgjedhjet e ardhshme dhe për të ardhmen e vendit tonë.

Pritshmëritë ndaj nesh janë të qarta: zgjedhje të lira, demokratike dhe të njohura ndërkombëtarisht.

U theksua gjithashtu se në të kaluarën kanë ndodhur parregullsi të shumta zgjedhore. Prandaj, shpresa dhe kërkesa e përbashkët është që ajo që ndodhi vitin e kaluar të mos përsëritet më kurrë.
Kosova duhet të jetë krenare.

Krenare për qytetarët e saj, për diasporën dhe për urën e fortë që kemi ndërtuar me Republikën Federale të Gjermanisë.
Gani Dreshaj