Deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj, ka folur rreth ikjes së infermierëve dhe mjekëve, ku thotë se një pjesë e tyre ikin nga vendi shkaku i mungesës së punës, kushtet e saj dhe pagesat, raporton Gazeta Blic.
Infektologu, tashmë deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se sa i’u përket ikjes së profesionistëve shëndetësor, një pjesë e tyre largohen nga vendi shkaku i mungesës së vendeve të punës.
“Sa i përket ikjes së profesionistëve shëndetësor mund t’ju them se një pjesë e tyre ikin nga vendi për shkak të mungesës së vendeve të punës”.
Sipas tij, informatat që vijnë nga Oda e Mjekëve, në pyetësorin e dorëheqjes janë kushtet e punës dhe pagesat.
“Sipas informatave që vijnë nga Oda e Mjekëve në pyetësorin që e plotësojnë, momenti kur tërheqin liçensën, shkaqet kryesore janë kushtet e punës dhe pagesa”, tha Dreshaj.
Deputeti konstaton se në të dhënat e fundit të muajit prill, janë diku rreth 100 mjekë të cilët e kanë lëshuar Kosovën dhe shton se, deri më sot nuk ka hasur që Ministria e Shëndetësisë të ketë marrë ndonjë masë që t’a parandalojë këtë dukuri.
“Të dhënat të fundit janë diku nga fundi i muajit prill dhe aty diku mbi 100 e kanë lëshu Kosovën, pra mesatarisht llogaritet që një mjekë në ditë e lëshon Kosovën. Deri më sot nuk kam parë që kanë marrë ndonjë masë që do t’a parandalonte këtë dukuri”, tha ai për Gazeta Blic.


