Zgjedhjet Lokale

Dreshaj bën thirrje të votohet Bekë Berisha në Istog, ka një kërkesë publike për Vetëvendosjen

11/11/2021 14:31
nga:Gazeta Blic

Gani Dreshaj ka bërë thirrje publike që të votohet për ndryshim në Istog. Njeriu i fuqishëm me votë elektorale dhe me ndikim të madh në këtë zonë, Dreshaj ka thënë se vota për ndryshim në Istog është vota për të mirën e të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Biznesmeni dhe ish-deputeti ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të votojnë për ndryshim dhe më pas të jenë pjesë e qeverisjes lokale në Istog.

Postimi i plotë:

Besoj që është momenti final që të bëhemi bashkë drejt një qëllimi të përbashkët.
Në karrierën politike kam patur momente kur kemi ndarë mendime ndryshe me kandidatin Bekë Berisha, me kryetarin Haradinaj, dhe në nivele të larta partiake.

Sot jemi bashkë të gjithë drejt një qëllimi të përbashkët, për të mirën e Istogut, për të mirën e qytetarëve tanë. Ndryshimi në Istog është i domosdoshëm dhe ka qenë synim i juaj për shumë vite, për çka keni punuar ndershëm dhe drejt.

Është koha që Istogu të qeveriset nga partitë e tjera dhe jo nga klanet familjaro-politike të lidhura zingjir që shumë vite.

Andaj, ju ftoj publikisht e sinqerisht që të jepni kontributin tuaj me përkrahje e votë në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Tashmë nuk jemi në garë politike, jemi në një moment përcaktimi për fatin e qytetarëve tanë. 4 vjet janë të mëdha, andaj këto 3 ditë ju mund të jeni pjesë e një ndryshimi kaq të nevojshëm për Istogun.

Besoj fuqishëm në elektoratin e Vetëvendosjes që do jetë e votimit dhe ndryshimit, e më pas qeverisjes me djemt e vajzat më të mira që kanë, e që janë të shumtë.

Siç jam sot zë për ndryshim, nesër do të jem edhe zë kritik ndaj secilës punë të keqe, por ajo që është e rëndësishmë SOT, është që në Istog ndryshimi të ndodhë!