Sporti

“Dreqin çfarë ishte ajo, shoku” – Jude Bellingham mbeti i habitur me golin e Erling Haaland

09/15/2022 09:53
nga:E K

Erling Haaland për herë të parë dje u takua me ish bashkëlojtarët e tij.

Manchester City zhvilloi dje takimin ndaj Borussia Dortmund duke mposhtur këta të fundit me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pikërisht sulmuesi norvegjez ishte protagonisti kryesor duke e shënuar golin e triumfit për epërsinë e Citizens.

Goli i tij erdhi në mënyrë spektakolare pasi norvegjezi arriti që topin ta dërgojë në rrjetën e kundërshtarit në mënyrë akrobatike.

Jude Bellingham ish bashkëlojtari i tij u habit me aftësitë e Haaland dhe reagoi në mënyrë interesante: “Dreqin çfarë ishte ajo, shoku“.

/GazetaBlic Sport/