Komentatori politik, Xhavit Drenori ka shpërfaqur skenare të mundshme të krijimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Drenori ka thënë se tashmë Kurti është boshti i zgjidhjes së problemit, duke iu referuar si të vetmit për ta krijuar qeverinë.
“Kurti është boshti i zgjidhjes së problemit dhe nuk është më opozita. Në të gjitha zgjedhjet tjera ka pasur mundësi blloku”, ka thënë Drenori.
Komentatori politik ka theksuar se skenari i dytë që mund të ndodhë është një koalicion mes VV-së dhe PDK-së.
Por sipas tij, ky koalicion është më pak i preferuar për Kurtin.
“Me PDK-në për shumicën e njerëzve që i druhen ndryshimeve, ardhjes së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë besoj që një koalicion prej dy partive të mëdha do të kishte qenë i mirëseradhur”, ka thënë ai.


