Drenica
Sporti

Drenica vazhdon shkëlqimin në Superligë, mrekullon me rezultatet pas 9-të xhirove

10/15/2021 16:32
nga:Mergim Rreci

Drenica ka siguruar pikë të plota me një fitore të thellë ndaj Feronikelit, duke shënuar plotë 4 gola.

Ishte një paraqitje fantastike e skuadrës nga Skenderaj, paraqitje kjo që rezultoi edhe me një fitore bindëse, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Lushtaku e ka seriozisht punën e titullit të Superligës dhe këtë gjë po e dëshmon që disa xhiro.

Duke përjashtuar humbjet nga Drita dhe Ballkani, Drenica ka arritur pesë fitore dhe dy barazime tjera në 9 takime.

Kjo skuadër ka shënuar plotë 14 gola, që i bie të jetë skuadra me numrin më të madh të golave të shënuar deri më tash. Vendi i parë në tabelë dhe forma e shkëlqyeshme e rezultateve janë një sinjal i mirë në këtë fillim kampionat.

Nëse gjërat ecin në këtë mënyrë, Drenica do të jetë një “arrë e fortë” për çdo kundërshtar në xhirot e ardhshme.

/GazetaBlic Sport/