Sporti

Drenica triumfon me përmbysje ndaj Besës, barazon Llapin në tabelë

04/16/2021 17:04
nga:Mergim Rreci

Kreshnik Uka ka qenë njeriu i ndeshjes për skuadrën e tij Drenica në duel me Besën. Sulmuesi nga Skenderaj realizoi dy gola në përmbysjen e ‘kuqezinjëve’ përballë pejanëve, raporton Gazetasheshi.com.

Uka realizoi në minutat 37-të dhe 58-të për ta ndihmuar ekipin e tij drejt realizimit të triumfit të tetë sezonal që i shpije “Shqiponjat e Zeza” në kuotën e 33 pikëve në pozitën e tetë, aq sa ka edhe Llapi që ndodhet një pozitë më lartë.

Ndërkohë, pejanët që ndodhen me një këmbë në Ligën e Parë, shfaqën një tjetër ndeshje të mirë, për më tepër që ndodheshin në epërsi nga minuta e 25-të e ndeshjes pas një super goli të realizuar nga Ardi Qorri.

Besa mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm 10 pikë të grumbulluara