Sporti

Drenica ‘shkel’ Feronikelin, Drita ndalet nga Ulpiana

10/15/2021 15:04
nga:E K

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drita ka barazuar me Ulpianën me rezultat 1-1, kurse Drenica ka fituar bindshëm me rezultat 4-0 ndaj Feronikelit, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i parë në këtë takim u realizua nga lojtari i Dritës, Simonovski.

Simonovski realizoi gol me kokë në minutën e 29’të të takimit.

Ulpiana barazoi rezultatin në pjesën e dytë saktësisht në minutën e 56’të me golin e Qerimit nga gjuajtja e lirë.

Në anën tjetër Drenica shënoi katër herë në portën e Feronikelit. Fillimisht Kreshnik Uka u gjend mirë për të përfituar nga topi i kthyer nga goditja e Zabergjes në minutën e 12’të të takimit.

Për të dyfishuar avantazhin për Drenicën u përkujdes, Dennisson i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje të Feronikelit në minutën e 26’të të takimit.

Epilogun përfundimtar të pjesës së parë e vulosi Zabergja i cili shënoi golin e tretë për Drenicën në minutën e 40’të të takimit.

Kreshnik Uka realizoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Drenicën në minutën e 60’të nga penalltia.

/GazetaBlic Sport/