Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi Futbollistik “Drenica” ka arritur fitore të madhë në udhëtim kundër Dukagjinit.
Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultatin 1-2 në të mirë të “kuqezinjëve”. Golat për Drenicën i realizuan Osman Mëziu nga penalltia, dhe mbrojtësi Harallamb Qaqi. Kurse, për skuadrën e vendase shënoi Ardin Dallku.


