Drenica ka reaguar në Facebook kundër gjyqtarit kosovar, Genc Nuza.
Klubi i Superligës së Kosovës në shkrimin e publikuar në Facebook ka thënë se Nuza po e dëmton Drenicën në shumë raste kur ai referon në ndeshjet e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.
“Çka ka Genc Nuza me Drenicën?” e nis shkrimin klubi kosovar, ku bashkëngjitur ka postuar edhe një video ku sipas tyre u dëmtuan kur në ndeshjen ndaj Llapit, arbitri akordoi penallti ‘inekzitente’.
Klubi vazhdon komunikatën duke ‘kërcënuar’ që do të kërkojnë nga FFK që Nuzës t’i ndalohet referimi në ndeshjet e tyre.
Ja postimi pa ndërhyrje:
Çfarë ka Genc Nuza kundër Drenicës?
Pas analizës së bërë nga drejtuesit e klubit tonë, lidhur me ndeshjen mes KF Drenica dhe KF Llapi, e zhvilluar me 11.02.2023, në kuadër të xhiros së xhiros së 19 në Albi Mall Superligën, vendosem të dalim më këtë Reagim për media.
Reagimi jonë ka të bëjë me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje Genc Nuza, i cili nuk e dim se çfarë ka kunder KF Drenicës dhe nuk e dim çfarë i pengon atij KF Drenica, sepse jo vetëm në këtë ndeshje , por në shumë ndeshje, kemi pasur verejtje në këtë gjyqtar.
Duke mos dashur që te ‘viktimizohemi’ pa nevojë, por duke parë perpjekjet e shumë donatorëve, sponsorëve, duke bërë çdo gjë që të mbahet gjallë Klubi i Futbollit ‘Drenica’ , një klub me shume traditë si klubi jonë, si dhe duke ditur veshtirësitë për të mbajtur gjallë klubin, të del një gjyqtar (i cili është recidivist) në rastin kundër klubit tonë, dhe të behet protagonist, duke vendosur epilogun e ndeshjes, kjo është e turpshme dhe e pa pranueshme për gjyqtarin me stemën e FIFA-s.
Qysh në fillim të ndeshjes u verejt tendenca e gjyqtari Nuza, ku vazhdimisht bente presion mbi lojtarët tonë, kurse ai vendosi që ta kryejë ‘punën’ qysh në minutën 11-të të ndeshjes, ku akordon një penallti totalisht inegzistente në favor të Llapit, deshmi për këtë është edhe videoja që ia kemi bashkangjitur këtij reagimi.
Është turperuese që i njejti gjyqtar pothuajse në më shumë se 10 raste ka demtuar KF Drenicën vetem në vitet e fundit, dhe kur kësaj i shtohet fakti se ai është një gjyqtar me stemë të FIFA-s atëherë na shtohet dyshimi se ky gjyqtar ka antipati për klubin tonë, pasi na ka dëmtuar në kaq shumë raste dhe kaq shumë vite me radhë.
Klubi, është duke shqyrtuar mundësinë e dergimit të shkresës për të ndaluar referimin Genc Nuzës për ndeshjet e ardhshme që do t’i zhvilloj Drenica në kampionat.
Ne shpresojmë që organët gjegjëse të FFK-së do të marrin masa ndaj gjyqtarit në fjalë, si dhe raste të tilla nuk do të perseritën më në futbollin kosovar sepse janë duke ia humbur kuptimin kampionatit gjyqtarë të tillë të cilët përcaktojnë rezultatet e ndeshjeve në Superligë.


