Sporti

Drenica në epërsi ndaj Llapit, Prishtina shënon ndaj Dukagjinit

02/07/2026 13:23
nga:Lorik J

Ka ndryshime në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Drenica ka shënuar golin e avantazhit ndaj Llapit me anë të Ronaldo Chacon, shkruan GazetaBlic Sport.

Chacon realizoi pas 18 minutave lojë.

Ndërkohë edhe Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit në Klinë.

Gjelbrim Taipi shënoi pas asistimit të Bllacës.

/GazetaBlic Sport/