Lajme

Drenica me ‘një këmbë’ në Ligën e Parë, Malisheva merr një fitore shumë të rëndësishme

04/29/2023 16:53
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Drenicës është mposhtur nga Malisheva dhe tashmë pothuajse e ka vulosur rënien në Ligën e Parë.

Drenica u mposht me rezultat 1 me 2 në stadiumin ‘Bajram Aliu’, me të drejtuarit e Bylbyl Sokolit që e përmbysen rezulatin, shkruan GazetaBlic Sport.

Kuqezinjtë tashmë kanë 8 pikë më pak se Ferizaj që është i parafundit, kurse 10 pikë më pak se Trepça’89, e cila renditet në vendin e 8-të, duke e bërë pothuajse të pamundur garën për një vend në Superligë.

Në anën tjetër, Malisheva tashmë është në pozitën e 7-të me 36 pikë.

/GazetaBlic Sport/