Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas një pauze të gjatë, duke filluar sezonin pranveror.
Sot nga ora 13:00 do të zhvillohen tri ndeshje shumë interesante në kuadër të javës së 19-të, kurse dy ndeshje të tjera do të zhvillohen të dielën, shkruan GazetaBlic Sport.
Drenica – Llapi është njëra nga ndeshjet që zhvillohet sot, takim ky që pritet të jetë shumë interesant, ashtu siç kanë qenë përballjet e kaluara mes këtyre dy skuadrave.
Janë mësuar përbërjet zyrtare të dy skuadrave për këtë takim:
Drenica: Gjoka, Kuka, Hoti, Bejta, Lushtaku, Thaqi, Dervishaj, Kastrati, Veliqi, Mëziu, Bintsouka
Llapi: Avdyli, Shabani, Rivera, Selimi, Milic, Krasniqi, Fernandinho, Limani, Neto, Progni, Fazliu
/GazetaBlic Sport/


