Sporti

Drenica – Llapi, forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

05/06/2021 10:15
nga:Mergim Rreci

Drenica dhe Llapi do të përballen sot me fillim nga ora 15:00.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante me dy skuadrat që synojnë fitoren në këtë takim, shkruan GazetaBlic.

Drenica renditet në pozitën e shtatë me 36 pikë, kurse Llapi në pozitën e pestë me 39 pikë.

Takimet mes dy skuadrave kanë prodhuar gjithmonë shumë gola dhe ndeshje intersante deri në minutat e fundit.

Analizuar formën e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit del që dy skuadrat kanë pothuajse bilanc të njëjtë.

Drenica në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje nga Prishtina.

Në anën tjetër, Llapi ka dy humbje, dy fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit.

/GazetaBlic/