Sporti

Drenica interesohet për Met Millakun, kuqezinjtë pritet të jenë shumë aktiv në merkaton e janarit

01/03/2024 16:50
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Drenicës po kërkon me çdo kusht rikthimin në Superligën e Kosovës.

Tek skuadra nga Skenderaj është një organizim i mirë dhe që tashmë po tentohet të krijohet një përbërje solide për edicionin pranveror.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se kuqezinjtë janë të interesuar për së paku 5 transferime gjatë merkatos së janarit, kurse në mesin e objektivave është edhe Met Millaku.

Millaku u largua nga skuadra e Feronikelit 74′ në fund të edicionit vjeshtor dhe tashmë po pret ofertat nga klubet kosovare, me Drenicën që duket se ka interesim serioz për transferimin e tij.

Mesfushori defanziv ka luajtur më herët edhe tek skuadra e Dukagjinit.

/GazetaBlic Sport/