Sporti

Drenica interesohet për dyshen e mirënjohur që u largua nga Prishtina

06/21/2024 16:23
nga:Mergim Rreci

FC Drenica ka filluar organizimin për edicionin që po vjen.

Kuqezinjtë nga Skenderaj kanë siguruar firmën e trajnerit të mirënjohur Megzon Visoka, por kjo nuk është e tëra.

GazetaBlic Sport mëson ekskluzivisht se kjo skuadër është shumë e interesuar për të rikthyer në ‘shtëpi’ futbollistët Kreshnik Uka dhe Genc Hamiti.

Sipas burimeve, bisedimet kanë filluar dhe marrëveshjet mund të finalizohen shpejt, me të futbollistët që janë rritur tek Drenica dhe e njohin shumë mirë ambientin e klubit.

/GazetaBlic Sport/