Sporti

Drenica i fillon stërvitjet për sezonin pranveror

01/07/2022 17:46
nga:Mergim Rreci

Drenica i ka filluar sot stërvitjet për edicionin pranveror.

Sot në ambientet e fushës ndihmëse të KF Drenica, është mbajtur stervitja e parë para stinorit pranveror të kampionatit 2021/22 dhe duket se tashmë problemet financiare po mbeten prapa, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi ishte shoqëruar vazhdimisht nga kjo krizë që nga fillimi i këtij edicioni dhe e mbylli sezonin vjeshtor me shumë vështirësi.

Sipas informacioneve disa investiorë të huaj së bashku me disa të tjerë vendorë tashmë kanë arritur marrëveshje dhe do të udhëheqin me skuadrën, atje ku nuk do të ketë më probleme të tilla.