Sporti

Drenica ‘godet’ në merkato, Fatlum Gashi vishet përsëri kuq e zi

08/01/2023 20:56
nga:Mergim Rreci

Drenica po vazhdon organizimin për edicionin që po vjen.

Skuadra nga Skenderaj do të garojë në Ligën e Parë, atje ku kërkon suksesin dhe rikthimin e shpejt në Superligë.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se Drenica ka arritur të sigurojë një transferim shumë të rëndësishëm, duke nënshkruar me mesfushorin kualitativ, Fatlum Gashi.

Gashi ishte edhe më herët pjesë e Drenicës, duke shkëlqyer me fanellën e kuqezinjëve nga Skenderaj dhe do të jetë përsëri një pikë shumë e fortë në formacionin e Sunaj Keçit.

Kujtojmë se Gashi ishte në Gjermani, por kthehet tashmë për të vazhduar karrierën në futbollin kosovar, duke kërkuar suksesin e menjëhershëm dhe ngjitjen në nivelin elitar të futbollit kosovar.

/GazetaBlic Sport/