Skuadra e Drenicës ka fituar ndeshjen ndaj Malishevës.
Ekipi i Tahir Lushtakut, Drenica ka fituar ndaj Malishevës me rezultatin 1:0 në stadiumin “Bajram Aliu”, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar, Harallamb Qaqi në minutën e 19’të të sfidë.
Drenica me këtë fitore ka 14 pikë në vendin e parë, kurse Malisheva në vendin e katërt me 11 pikë pas 7 xhirove.
Në ndeshjen tjetër, Ballkani ka barazuar pa gola me Feronikelin.
Ballkani me këtë barazim ka humbur vendin e parë – pasi tani ka 13 pikë, kurse Feronikeli është në vendin e shtatë me 7 pikë.
/GazetaBlic Sport


