Sporti

Drenica fillon organizimin, ky është trajneri i ri që do ta drejtojë skuadrën

07/22/2023 09:40
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Drenicës ka filluar me organizimin për edicionin e ri.

Kuqezinjtë do të luajnë në Ligën e Parë dhe tashmë duket se problemet organizative nuk ekzistojnë.

Javën e kaluar u formua kryesia e re, kurse tashmë është vendosur edhe për trajnerin që do të jetë në krye të skuadrës për edicionin 2023/2024.

GazetaBlic Sport mëson se Sunaj Keçi është trajneri që do ta drejtojë Drenicën, me Keçin që tashmë po udhëheq stërvitjet e skuadrës.

Klubi është duke punuar edhe për disa transferime të futbollistëve, me gjërat që pritet të konkretizohen shpejtë