Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.
Ballkani ka arritur një fitore të madhe ndaj Drenicës në Suharekë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Xhebrailat” morën një fitore me përmbysje të madhe, ku e rikthyen rezultatin nga 0 me 2 në 3 me 2.
Drenica kishte avantazhin e dy golave me realizimet e Kreshnik Ukës, por Astrit Thaçi, Rrustem Hoxha dhe Armen Thaçi i shënuan golat e mëdha të fitores.
Pas ndeshjes, trajneri Tahir Lushtaku ka përgëzuar ekipen kundërshtare dhe ka thënë se do të punojnë më shumë për t’u rikthyer te fitorja.
“Gjithmonë kundërshtari ka luajtur me topa në thellësi. Një pjesë e parë e mirë dhe një pjesë e dytë krejtë një Drenicë tjetër”.
“Ne do të vazhdojmë punën, tani kemi 10 ditë pushim dhe do t’i shohim gabimet ku i kemi bërë. Kemi kohë që t’i përmirësojmë gabimet dhe të punojmë për vazhdimësi të kampionatit. Më dhimbsen djemtë pasi kanë dhënë gjithçka nga vetja, por pas pësimit të golit të parë kanë ra shumë në presion dhe ndikoi që të bëhet rikthimi”, tha trajneri për Art Sport.
/GazetaBlic Sport/


