Skuadra e Drenicës ka mposhtur Ferizajn në ndeshjen e sotme çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Drenica ka mposhtur Ferizajn me rezultatin minimal 1-0, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar, Mohamed Fofana në minutën e 14’të.
Drenica luajti me 10 lojtarë nga minuta e 59’të, pasi Auron Hamiti u ndëshkua me të kuq.
Kujtojmë se Drenica garon në Ligën e Parë të Kosovës.
/GazetaBlic Sport


