Sporti

Drenica dhe Trepça ’89 sot zhvilluan një ndeshje kontrolluese, ky është rezultati përfundimtar

07/27/2021 22:51
nga:L J

Drenica dhe Trepça ’89 kanë zhvilluar sot miqësore në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Skuadra e Superligës, Drenica ka pësuar humbje 1-2, nga Trepça ’89.

Ishte kjo miqësorja e dytë për ‘kuqezinjtë’, pas asaj ndaj Istogut të cilën e fituan me rezultat 2-1.

Drenica i filloi vonë përgatitjet për edicionin e ri, pas ndryshimeve rrënjësore në klub, ku edhe u emërua kryetari i ri së bashku kryesinë.

Në anën tjetër, Trepça ’89 do të mundohet të këndellet në edicionin e ri, ku garat i zhvillon në Ligën e Parë pas rënies nga Superliga.