Sporti

Drenica – Ballkani, Gjilani – Malisheva, përfundojnë pjesët e para

12/04/2021 13:57
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Gjilani dhe Malisheva po luajnë me shifra të barabarta, 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Hasan Hyseni shënoi golin e vetëm në minutën e 15-të, kurse një gol iu anulua Gjilanit për pozitë jashtë loje.

Megjithatë, në fund të pjesës së parë, Progni barazoi shifrat në 1 me 1.

Në Skenderaj, Drenica dhe Ballkani po luajnë pa gola 0 me 0.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/