Drenica ka shënuar fitore minimale ndaj Llapit.
Skuadra e Lushtakut arriti fitore minimale ndaj Llapit të Batatinës me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Realizatori i golit të vetëm të takimit, ishte Besfort Dervishaj.
Dervishaj gjeti rrjetën në minutën e 79’të për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij dhe për të vulosur epilogun final të ndeshjes.
Me këtë fitore Drenica shkon në kuotën e 43 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 8’të me pikë të njëjta sa Malisheva që ndodhet në pozitën e 7’të pasi mposhti sot Ballkanin me rezultat 2-3.
/GazetaBlic Sport/


