Dreni Kryeziu, kapiteni i Malishevës ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Vikingur Reykjavik.
Malisheva dhe Vikingur do të ballafaqohen nga ora 20:15 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Kryeziut, ata janë përgatitur mirë të ndalin sulmin e kundërshtarëve.
“Jemi përgatit maksimalisht që të ndalim kundërshtarët dhe sulmin e tyre, duam ta mbyllim ndeshjen pa pësuar gol”, tha Kryeziu në konferencën për shtyp.
Ai poashtu vlerësoi ekipin kundërshtarë dhe tha se gëzojnë respekt.
/GazetaBlic Sport


