Lajme

Drenas, Pasi u përlesh me viktimën, tenton t’i vë zjarrin veturës – arrestohet i dyshuari

09/08/2025 09:21
nga:N K

Është arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe përleshje që kishte me një person tjetër ka tentuar t’ia vejë flakën veturës të cilën e drejtonte viktima.

Si pasojë viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.