Sporti

Dren Kryeziu flet para ndeshjes me Ulpianën: Qëllimi ynë është që të angazhohemi si në ndeshjen e fundit

02/18/2022 17:18
nga:Mergim Rreci

Nesër zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës.

Njëra nga këto përballje është edhe ajo mes Ulpianës dhe Malsihevës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet një takim shumë interesant, me dy skuadrat që u inkuadruan në këtë edicion në nivelin elitar të futbollit tonë.

Kapiteni i skuadrës së Malishevës, Dren Kryeziu tha për ‘GazetaBlic Sport’, se janë përgatitur mirë për këtë takim dhe se shpreson që të dalin me pikë të plota.

“Na pret një ndeshje shumë e fortë, dihet se të dyja skuadrat kanë nevojë për fitore dhe për t’u larguar nga zona e kuqe e tabelës. Ne e kemi përgatitur mjaft mirë ndeshjen dhe duam të paraqitemi sa më mirë. Qëllimi ynë është që të angazhohemi si në ndeshjen e fundit dhe besoj se nuk do të mungojë suksesi as në ndeshjen e nesërme“, tha Kryeziu.

Më pas ai foli edhe për objektivat e klubit, ku tha se mbijetesa është qëllimi kryesor.

“Mbijetesa është objektivi ynë në radhë të parë, më pas ne do të tentojmë për të kapur sa më shumë pikë që është e mundur”, përfundoi Kryeziu.

/GazetaBlic Sport/