Sporti

Drejtuesit e Romës të shqetësuar, Dybala mund të largohet në fund të sezonit

01/03/2023 20:54
nga:Mergim Rreci

Edhe pse Paulo Dybala ka edhe tre vite të tjera në kontratën e tij me Romën, zyrtarët e klubit janë të shqetësuar se do të humbasin kontributin e argjentinasit të talentuar në fund të sezonit.

Corriere dello Sport zbuloi detaje të kontratës së tij dhe sulmuesi ka dy klauzola të arritshme lirimi . Një klub jo nga Seria A i interesuar për Dybala do të duhet të paguajë 12 milionë euro për transferimin e tij. Nëse është një skuadër italiane, atëherë kjo shumë shkon në 20 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Dybala, 29 vjeç, merr katër milionë euro në sezon, plus dy në variabla, të cilat nuk janë të gjitha të lehta për t’u arritur.

Reprezentuesi argjentinas ka luajtur 12 ndeshje, shtatë gola dhe dy asistime deri më tani për skuadrën e drejtuar nga portugez José Mourinho.

/GazetaBlic Sport/