Administrata e re e Newcastle po shqyrton seriozisht zëvendësimin e Steve Bruce në krye të ekipit dhe në atë kontekst, tani ka zëra për një kandidat më shumë për këtë punë, ai është Wayne Rooney.
Emri i ish trajnerit anglez, aktual i Derby County (Championship), i shtohet një liste që përfshin tashmë Roberto Martínez (trajner i Belgjikës), Steven Gerrard (Rangers) dhe Unai Emery (Villarreal), sipas mediave lokale, përcjell GazetaBlic Sport.
Rooney, 35 vjeç, momentalisht është trajner i Derby County, skuadër kjo e cila po përballet me shumë vështirësi financiare.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje.
/GazetaBlic Sport/


