Newcastle po kërkon te Paris Saint-Germain për të përforcuar mbrojtjen e tyre në janar.
Klubi anglez, i cili sapo ka kaluar në duart e miliarderëve sauditë, në fakt ka vënë në shënjestër Abdou Diallo, mbrojtësi i majtë i lindur në vitin 1996 i cili ka kontratë me PSG deri në vitin 2024, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas raportimeve nga Footmercato, drejtuesit e Newcastle konsiderojnë Diallo një lider i mundshëm të ekipit për të ardhmen.
/GazetaBlic Sport
The versatile Parisian defender, Abdou Diallo, is on the list of players studied by #NUFC to strengthen its defense. [Footmercato] pic.twitter.com/NG5G24MS4Z
— NUFC360 (@NUFC360) November 16, 2021


