Sporti

Drejtuesit e Manchester City nuk ndalen në merkato, premtohen edhe dy blerje të bujshme

05/31/2022 09:04
nga:Mergim Rreci

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi sigurunan shërbimet e dy sulmuesve, Erling Haaland dhe Julian Avarez, kampionët në fuqi të Anglisë kanë ndërmend të sjellin të paktën edhe dy lojtarë me peshë në “Etihad Stadium”.

E konfirmon këtë presidenti i klubit, Khaldoon Al Mubarak, që deklaron se skuadra do të vazhdojë të rifreskohet me të paktën edhe dy futbollistë të tjerë.

“Ne duam të jemi gjithmonë aty, në garë për trofetë më të rëndësishëm dhe nuk do të ndalemi në merkato për të forcuar ekipin. Kemi marrë dy sulmues dhe do të bëjmë edhe dy blerje të tnera, pasi ka pasur edhe largime”, deklaroi Al Mubarak.

Mesfusha është reparti ku Pep Guardiola kërkon përforcime, pasi janë larguar dy lojtarë me peshë si Fernardinho e Gundogan, teksa synimi është që në Manchester të transferohen holandezi De Jong nga Barcelona dhe Declan Rice nga West Ham.