Siç raporton The Sun, Liverpool është i gatshëm t’i bëjë një dhuratë të rëndësishme Jurgen Klopp në këtë afat kalimtar.
Skuadra e Liverpoolit ka gati një ofertë milionëshe për anësorin e Portos, Luis Diaz, i cili është 24 vjeçar, përcjell GazetaBlic Sport.
Kolumbiani konsiderohet si zëvendësuesi i përsosur për Mohamed Salah dhe Sadio Mane, të cilët të dy konkurrojnë në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Lojtari ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë euro dhe marrëveshja e tij me lusitanët është deri në vitin 2024. Në fillim të sezonit, ai ka 14 paraqitje në 24 ndeshje në të gjitha garat.
Diaz aktualisht është i dyti në listën e top golashënuesve të ligës portugeze me 12 gola, një më pak se Darwin Nunez i Benfica-s.
/GazetaBlic Sport


