Sporti

Drejtuesit e Barcelonës nuk binden nga Adama Traore, nuk do të pagujnë 30 milionë euro për të

05/02/2022 17:57
nga:Mergim Rreci

Barcelona nuk do të aktivizojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh me Wolverhampton për të siguruar shërbimet e përhershme të Adama Traore.

Anësori ndërkombëtar spanjoll 26-vjeçar mbërriti në Camp Nou janarin e kaluar, në formë huazimi nga skuadra e Bruno Lage, dhe madje pati një fillim të mbarë, nën komandën e Xavi, përcjell GazetaBlic Sport,

Me kalimin e javëve, Traore filloi të humbiste terren në opsionet fillestare dhe, sipas gazetës spanjolle, prioriteti për Xavi dhe Barcelona është rinovimi me Ousmane Dembele, kështu që pagesa e 30 milionë eurove për Adama Traoré është për momentin, krejtësisht jashtë hipotezës.

/GazetaBlic Sport/