Emri i Jude Belingham është në agjendën e klubeve më mëdha në Evropë. Lojtari i Borussias së Dortmundit është kthyer në një nga sensacionet më të mëdha në futbollin botëror. Ai ka kontratë deri më 30 qershor 2025 me skuadrën gjermane, por vera e ardhshme do të jetë shumë e nxehtë për futbollistin anglez.
Reali i Madridit është një nga skuadrat më të interesuara për Bellinghamin. Drejtuesit e klubit “merengues” janë në dijeni të gjithçkaje që ndodh rreth mesfushorit. Ata nuk duan që një neglizhencë e tyre të bëjë që ta humbin garën për kartonin e tij.
Te Borussia e Dortmundit e dinë se në verë do të duhet të punojnë shumë për të provuar të kenë ndonjë shans për të mbajtur Bellinghamin. Sebastian Kehl, drejtor sportiv i klubit gjerman, i është referuar situatës së futbollistit, duke u shprehur:
“Jude ka bërë një zhvillim të jashtëzakonshëm këtu. Me mënyrën e tij të të luajturit futboll, me grintën dhe përkushtimin e tij, ai është identifikuar shumë me klubin bardhezi.
Aktualisht nuk ka asnjë presion. Jude dëshiron të përqendrohet plotësisht në futboll. Dhe meqë ra fjala, nuk ka asnjë ofertë,” tha Sebastian Kehl.
Për sa u përket nevojave financiare të klubit, që mund ta shtyjnë shitjen e Bellinghamit në verë, Kehl tha:
“Sigurisht që ne kemi nevojë për burime financiare për të nënshkruar lojtarë të rinj, por nuk duhet ta lidhim këtë çështje me një lojtar të vetëm.”


