Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcit, i cili në “Politiko” me Kushtrim Sadikun kritikoi opozitën për mospjesëmarrje në seancën së hënës.
Drejtpërdrejt nga seanca e cila po vazhdon, Tahiri ka thënë se është i vetmi nga opozita që po qëndron momentalisht në kuvend.
“Momentalisht opozita nuk është këtu. Jam veç unë prej opozitës”, ka thënë Tahiri.
“Qenke i vetëm përballë qeverisë”, ka thënë Bajqinovci.
“Fjalimet që i paten opozita e ballafaquan qeverinë dhe z.Kurti i cili ishte thirrur edhe ai e lëshoi sallën”, ka thënë Tahiri.
“Nuk është e vërtetë. Ka nejt deri në ora 18:00. Z.Tahiri vetëm 20% e opozitës ka qenë sot. Aty do të duhej të ishte komplet opozita pasi është séance e opozitës”, ka thënë Bajqinovci.