Sporti

Drejtorit të Bayern Munich i ndodhë e papritura, hajdutët në Barcelonë ia vjedhin orën, telefonin e portofolin

10/23/2024 13:36
nga:Lorik J

Një prej drejtorëve të Bayern Munichut i është vjedhur portofoli, ora dhe telefoni i tij nga një hajdut në Barcelonë përpara ndeshjes mes dy ekipeve në Champions League.

El Caso raporton se një drejtor i paidentifikuar i Bayernit ishte duke ecur në lagjen Sant Martí në Barcelonë kur një i ri iu afrua atij.

I dyshuari dyshohet se ka shpërqendruar zyrtarin e Bayernit përpara se t’i vidhte orën e tij, një telefon si dhe portofolin e tij.

Zyrtari ka paraqitur një ankesë në policinë katalanase, Mossos d’Esquadra. Departamenti i tyre special i quajtur Titani, i specializuar në vjedhjet e orëve, është ngarkuar të hetojë këtë çështje.

/GazetaBlic Sport