Lajme

Drejtoria e Inspeksionit paralajmëron “aksion” ndaj taksive ilegale

02/21/2022 15:27
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Inspeksionit në Komunëm e Prishtinës, Florian Dushi ka paralajmëruar taksitë që veprojnë në mënyrë ilegale.

Dushi ka theksuar për Gazeta Blic se përmes këtij aksioni synohet të rritet efikasiteti i kompanive të regjistruara të taxive sikur edhe të rritja e nivelit të sigurisë në rrugë dhe sigurisë së udhëtarëve në veçanti.

“Drejtoria e Inspeksionit në kuadër të planit të saj javor, përveç tjerash është duke zhvilluar një aksion të përgjithshëm në Komunën e Prishtinës që ka për qëllim identifikimin dhe largimin nga qarkullimi të personave dhe mjeteve të tyre që janë duke e ushtruar veprimtarinë e tyre – taxi në mënyrë ilegale në Komunën e Prishtinës”, ka theksuar ai.

“Përmes këtij aksioni synohet të rritet efikasiteti i kompanive të regjistruara të taxive sikur edhe të rritja e nivelit të sigurisë në rrugë dhe sigurisë së udhëtarëve në veçanti”, tha ai.