Lajme

Drejtoria e Inspekcionit aksion në Tregun e Automjeteve

05/01/2022 14:26
nga:G B

Drejtoria e Inspekcionit ka larguar sot shitësit dhe ata që po therrnin ilegalisht dhe në kushte absolutisht të papërshtatshme shpendë të ndryshme, në një aksion në Tregun e Automjeteve.

Ata janë gjobitur dhe janë detyruar të pastrojnë hapësirat që po shfrytëzonin, përcjell Gazeta Blic.

Drejtoria e Inspekcionit ka paralajmëruar aksione edhe më të mëdha në ditët në vijim, për të gjithë ata që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Postimi i plotë në Facebook:

Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Inspekcionit sot gjatë ditës ka zhvilluar një aksion që kishte për qëllim inspektimin e Tregut të Automjeteve.

Me këtë rast janë larguar shitësit dhe ata që po therrnin ilegalisht dhe në kushte absolutisht të papërshtatshme shpendë të ndryshme. Të njëjtit përveç që janë gjobitur, janë detyruar që edhe të pastrojnë hapësirat e tregut të cilat po shfrytëzoheshin për therrje si dhe për hedhjen e mbetjeve të shpendëve të therrura.

Drejtoria e Inspekcionit, duke pasur parasysh ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tonë sikur edhe të ambientit në Komunën e Prishtinës njofton se gjatë ditëve në vijim, në bashkëpunim edhe me organet tjera kompetente, do të organizojë aksione akoma më të mëdha si dhe do të ndërmarrë veprime edhe më të ashpra të parapara me ligj për të ndaluar veprime të tilla të papërgjegjshme të atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë!