Reshjet e mëdha të shitur që kanë rënë të dielën pasdite kanë shkaktuar dëme në kryeqytet.
Drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka thënë se ekipet e kësaj drejtorie janë në terren bashkë me zjarrfikësit për të sanuar dëmet.
Ai u ka bërë thirrej qytetarëve të evitojnë lëvizjet.
“Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet, ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë. Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca , si dhe zjarrfikësit , janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen. Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë) 📞 080012233 dhe 080012244”, ka thënë Fushtica.