Sot, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të telefonëve mobil nga nxënësit dhe mësimdhënësit në ambientet e shkollave.
Sipas njoftimit të komunës, ky vendim vjen si reagim ndaj situatave të fundit, ku sfidat e rrezikshme të lojërave elektronike kanë shkaktuar vetëlëndime, bullizëm, dhunë dhe përhapje të urrejtjes mes nxënësve.
“Ky vendim vjen si reagim ndaj situatave të fundit, ku sfidat e rrezikshme të lojërave elektronike kanë shkaktuar vetëlëndime, bullizëm, dhunë dhe përhapje të urrejtjes mes nxënësve”, thuhet në njoftim, shkruan GazetaBlic.
Për këtë arsye, drejtori i Arsimit, Albanez Tahiraj, ka nënshkruar vendimin për ndalimin e plotë të përdorimit të telefonëve gjatë orarit mësimor në të gjitha institucionet shkollore.
Drejtoria e Arsimit mbetet e përkushtuar për monitorimin e zbatimit të këtij vendimi dhe apelon tek prindërit që të rrisin kujdesin ndaj fëmijëve të tyre, duke pasur parasysh se këto lojëra të rrezikshme mund të shfaqen edhe jashtë ambienteve shkollore.