Portugezi Marcelo Salazar është në rolin e drejtorit sportiv për Al Nassr, një klub saudit që është lidhur fort me interesimin për transferimin e Cristiano Ronaldos.
“Nuk jam i autorizuar të them po ose jo (qesh). Le të presim dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat deri në fund të vitit. Siç mund ta shihni, kjo është një çështje që ka një përmasa të jashtëzakonshme, jo vetëm për klubin, por për vendin dhe për futbollin botëror dhe që duhet të bëhet nga organe më të larta”, tha ai në një intervistë për FlashScore, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ajo që mund të them është se Cristiano Ronaldo është një nga më të mirët në historinë e futbollit. Ai ka qenë gjithmonë shembull për mua si sportist, për vullnetin që tregon për të fituar. Dhe më pas, si një qytetar portugez, gjithmonë isha duke u mbështetur për të. Por në kohën e duhur do të zbulohet e ardhmja”, theksoj ai.
/GazetaBlic Sport/


