Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, ka riafirmuar se Kevin De Bruyne mbetet pjesë e projektit afatgjatë të klubit, duke hedhur poshtë spekulimet mbi të ardhmen e mesfushorit belg.
“Kevin nuk ka pse të marrë asnjë vendim,” tha zyrtari i Napolit.
“Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër. Sezonin e kaluar ai pësoi një dëmtim, por ishte i dobishëm sa herë që ishte i disponueshëm.”
Drejtori sportiv pranoi se De Bruyne kaloi një sezon të vështirë, por theksoi se klubi ende ka besim të plotë te mesfushori me përvojë.
“Ishte një investim i madh financiarisht dhe në aspektin e prestigjit. Ai nuk performoi siç pritej për shkak të problemeve të tij, por ai është një kampion dhe unë nuk shoh asnjë aspekt negativ.”
/GazetaBlic Sport


