Sporti

Drejtori sportiv i Dritës flet për transferimet e klubit nga Gjilani

08/20/2021 14:39
nga:E K

Klubi i futbollit kosovar, FC Drita, ka ardhur me një risi të re në këtë stinor të ri të Superligës së Kosovës.

Klubi nga Gjilani ka njoftuar se do të mbajë konferencë për shtyp para çdo ndeshje në Kampionatin e Kosovës, duke u bërë klubi i parë kosovar që e bënë një gjë të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.

Drejtori sportiv i këtij klubi, Valon Zymberi ka folur për merkaton e kësaj vere te Drita në këtë konferencë për media.

Ai tha se merkato është e vështirë, por thotë se Drita gjatë kësaj merkato ka bërë një punë intensive.

“Sigurisht që dihet që merkatoja është e tillë, dhe në futboll jo çdoherë mund të marrësh lojtarët që i sheh stafi teknik, por gjithsesi gjatë kësaj merkato kemi bërë punë shumë intenzive që nga dita e parë, duke e pasur parasysh edhe angazhimin në Evropë, mendoj që kem arrit që ato kërkesa që i kemi parë se janë të nevojshme për klubin tonë kemi arrit me i sjellë”, tha Zymberi.

/GazetaBlic Sport/