Sporti

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic zbulon detaje të reja të largimit të Lewandowskit, pak para ndeshjes ndaj Barcelonës

09/13/2022 16:01
nga:Mergim Rreci

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, zbuloi se largimi i Robert Lewandowski ishte i lidhur me faktin se golashënuesi polak donte të rinovonte për disa sezone dhe se klubi bavarez nuk ishte në gjendje të përballonte pagën që lojtari i paguhej në Barcelonë.

Ai tha se nuk e di nëse kanë bërë gabim apo jo, por se mendojnë se nuk duhet thyer politikat që ka klubi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne donim të rinovonim me Lewandowski, por ai nuk donte. Kështu që ne vendosëm që ishte më mirë ta shisnim atë sesa ta linim të largohet falas në 2023. Barcelona bëri një skuadër të shkëlqyer, por ne kemi rregulla financiare. Kur rinovojmë kontratat për lojtarët mbi 30 vjeç, nuk e bëjmë për më shumë se një sezon. A bëmë gabim? Une nuk e di. Ne nuk ishim të gatshëm të lidhnim një kontratë katërvjeçare kur ai të jetë 34 vjeç dhe t’i paguanim një pagë kaq të lartë. Nuk kishim para për të paguar kështu. Në planin financiar nuk do të ishte e mundur. Real Madridi rinovon kontratën me Modric për vetëm një vit”, tha Salihamidzic.

/GazetaBlic Sport/