Sporti

Drejtori sportiv i Bayern Munich flet për të ardhmen e Cancelos

05/14/2023 13:17
nga:E K

Joao Cancelo që nga muaji janar është pjesë e skuadrës gjermane Bayern Munchen.

Mbrojtësi portugez u transferua nga Manchester City në formë huazimi.

E ardhmja e Cancelos ende nuk dihet, me Bayern Munchen që kanë opsionin e blerjes së kartonit të tij.

Drejtori i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic, së fundi ka thënë se është i kënaqur me paraqitjet e portugezit, por ende nuk kanë vendosur nëse do të pagujnë 70 milionë euro për kartonin e tij.

“Cancelo është një top lojtar, teknikisht një kënaqësi për sytë. Jemi të lumtur që e kemi atë.

70 milionë euro opsion blerjeje? Nuk kemi vendosur ende asgjë. Këtë do ta bëjmë pas përfundimit të sezonit”, tha Salihamidzic.