Sporti

Drejtori i Romës hedh poshtë zërat për zënkën me Mourinhon: Kemi raporte fantastike, jo gjithçka që flitet është e vërtetë

05/23/2023 13:18
nga:L J

Tiago Pinto, drejtori i përgjithshëm i Romës, refuzoi të komentojë raportin që ka me José Mourinhon, por hodhi poshtë zërat për një largim të mundshëm të trajnerit portugez në fund të sezonit.

“Edhe nëse flasim për shumë tema, nëse gjithçka që thuhet do të ishte e vërtetë, do ta kishim të pamundur të jetonim së bashku në baza ditore”, tha fillimisht Pinto.

“Mourinho dhe unë hamë drekë së bashku çdo ditë dhe kjo nuk do të ndodhte nëse gjërat që ata thonë do të ishin të vërteta. Për të ardhmen, nuk është koha e duhur për të folur për të”, shkroi ai deklaratat për DAZN.