Sporti

Drejtori i ri sportiv i Bayernit zbulon: “Kam tentuar Xabi Alonson tre vjet më parë…”

02/27/2024 12:34
nga:Lorik J

Max Eberl u prezantua këtë të martë si drejtori i ri sportiv i Bayernit. Pasardhësi i Thomas Tuchel, i cili do të largohet në fund të sezonit, ishte një nga temat e diskutuara, ku Xabi Alonso është një nga emrat më të përfolur.

“Unë u përpoqa dhe doja të merrja Xabi Alonson në Borussia Monchengladbach tre vjet më parë… Ai më tha: ‘Faleminderit, por jo faleminderit. Është shumë herët. Më duhet të kem më shumë përvojë. Megjithatë, kjo nuk më lejon të nxjerr ndonjë përfundim. Nuk do të komentoj emra në këtë moment”, ka thënë ai në një konferencë për media.

“Po filloj tani. Le të analizojmë skuadrën. Do të ketë hyrje dhe dalje. Fillimisht duhet të gjejmë trajnerin e duhur dhe më pas të shohim lojtarët. Ka kandidatë që kanë kontratë me klube të tjera, ka të tjerë që janë të lirë”, vazhdoi ai.

/GazetaBlic Sport