Shkumbin Ahmetxhekaj është zgjedhur drejtor i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), pos asaj që reforma ka premtuar – ka shtuar se “ndryshimin e kërkuan që nga viti 2015”.
E emërimin nuk e konsideron veç emërim, por edhe mision – si dhe përkushtim.
“Tash, me përgjegjësinë e besuar nga Bordi, do të punoj fuqishëm që RTK të jetë burim i lajmeve të vërteta e gjithëpërfshirëse e emisoneve të shumëllojshme e profesionale dhe ku llogaridhënia do të jetë detyrim për secilin”, ka thënë ai.
Ka shprehur besim që do t’ia dalin në këtë detyrë. Po ashtu ka folur edhe për një rast të tij.
“Kur jemi tek lajmet e vërteta dhe të konfirmuara, jam i lumtur që sot KSHMK-ja miratoi ankesën time dhe të ud zëvendës drejtorit Arsim Halili kundër një portali, që në vazhdimësi tentoi të dëmtoj integritetin tim dhe të procesit”, ka mbaruar ai.


