Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, vlerësoi brazilianin Marcelo dhe Bale, të cilët janë në fund të kontratave të tyre, por komentoi edhe çështjen Mbappe.
“Marcelo është një mit, një legjendë e klubit tonë. Është normale që fansat të kenë dashuri për gjithçka që ai ka dhënë dhe për mënyrën e të qenurit. Tani do të kemi një finale dhe duhet të fokusohemi në këtë”, tha fillimisht ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Bale? Ka kontribuar me shumë tituj dhe është një person që do të jetë gjithmonë i pranishëm në historinë tonë”, tha menaxheri.
Emri i Kylian Mbappe është lidhur fort me Merengues: “Nuk do të flas për lojtarë që nuk janë tanët. Ndjejmë respekt të madh për të dhe për PSG-në, por tani duhet të mendojmë për finalen e Champions League. E gjithë energjia jonë duhet të drejtohet drejt asaj loje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


